Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar ankimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, të cilët kërkonin pavlefshmërinë e zgjedhjeve të pjesshme në Himarë më 4 gusht.
Kolegji Zgjedhor ka lënë në fuqi vendimin e KAS, i cili me anë të këtij i hap rrugë betimit të Vangjel Tavos si kryebashkiak.
Në zgjedhjet e 4 Gushtit në Himarë, Vangjel Tavo e fitoi me një diferencë prej 1477 votash kundrejt rivalit opozitar Petro Gjikuria.









