Arlind Ajeti u largua nga Rumania duke u transferuar në kampionatin turk.
Mbrojtësi i Kombëtares u largua nga Kluzhi duke u prezantuar te Bodrumspor, ku së fundmi ka kaluar edhe sulmuesi kuqezi, Taulant Seferi.
Nga shitja e Ajetit, klubi i Kluzhit, që ka edhe kartonin e mbrojtësit, do të përfitojë shumën e 300 mijë eurove.
Për lojtarin 30-vjeçar mund të konsiderohet një hap i rëndësishëm në karrierë në këtë moment, pas aventurave që ai ka pasur në Zvicër, Itali me skuadra të ndryshme, Danimarkë dhe së fundi në Rumani.