Prej orës 20:45 në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë po luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë, e vlefshme për Grupin B1 në Ligën e Kombeve. Të dyja skuadrat morën tri pikë në ndeshjet e para respektive, ndaj kërkohet vazhdimësia. Në stadium ndodhet edhe kryeministri Edi Rama me familjen.