I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të jetë në Beograd sot për të takuar presidentin Aleksandër Vuçiç në kuadër të vijimit të dialogut.
Takimi është planifikuar të fillojë në orën 10:00 dhe nuk është parashikuar ndonjë fjalim për media.
Vizita e Lajçakut në Serbi pas takimeve të fundit në Prishtinë është pjesë e përgatitjeve për bisedimet e ardhshme për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.