Nesër në orën 12:00 Sali Berisha paraqitet përpara SPAK-ut, ku ende nuk dihet nëse do i komunikohet akuza për kompleksin “Partizani”.
PD ka njoftuar protestë përpara dyerve të SPAK-ut. Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi u ka dërguar një mesazh demokratëve, strukturave për mobilizim për protestën.
“Të nderuar kolegë, nesër në 12:00, do të jemi përpara SPAK, sipas njoftimit që është bërë publik.
Ndërkohë, mbledhjen e radhës së Grupit Parlamentar, lidhur me seancën plenare, do ta zhvillojmë, të enjten, ora 09:00, në seli. Ju falënderoj” thuhet në njoftimin e Bardhit.