Në orën 11:40 minuta Sali Berisha doli nga shtëpia dhe u nis për në SPAK duke iu përgjigjur fletë-thirrjes së prokurorisë, ku pritet që t’i komunikohet akuza për kompleksin Partizani. Për gazetarët u shpreh se ndihet më i motivuar se kurrë për të mposhtur Edi Ramën.
“Problemi, unë ju (gazetarët) prisja ju atje, që të bëja deklaratën time, por atje dua ta bëj. Ndihem më i motivuar se kurrë për t’i dhënë përgjigje këtij, zotërisë.
Më i motivuar se kurrë për fitore dhe për të gjitha. Një trillim dhe vendim politik i Ramës i cili ka zgjedhur mënyrën atërore për të siguruar mandatin e katërt, por atë do ia djegim” tha ai.
I pyetur nëse ka një kandidat rezervë për kryeministër, u shpreh se “këtë do Edi Rama, por nuk do të mund t’ja caktojë kurrë, kandidatin, kryetarin e partisë apo kryeministrin kësaj partie. Ne duam t’u rikthejmë shqiptarëve votën e lirë, rrotacionin e pushtetit dhe votën e lirë” tha ai.