Vjen reagimi i parë nga PS, pasi Sali Berisha u mor i pandehur nga SPAK. Deputeti socialist, Petro Koçi u shpreh se shteti ligjor po fiton terren mbi kampionet e korrupsionit.
“Njeriu i shtetit paralel, revolucionari komunist i antikomunizmit, sundimtari absolut i Partise Demokratike po paguan bëmat për te cilat nuk ja ka fajin as SPAK, as PD, as PS as Edi Rama, as Altin Dumani, por vetëm makutëria e pakontrolluar e fëmijëve dhe dhëndrit te tij për t’u pasuruar.
Berisha u zgjodh ne krye te PD pasi u shpall non grata dhe pasi mori vesh hetimet e SPAK per procesin e korruptuar “antiPartizani” duke shpresuar se kjo do ti garantonte imunitet. Të bëhet burrë dhe të mos i arratiset përgjegjësisë me retorike politike”, shkruan deputeti socialist.