Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, në një konferencë të përbashkët me homologen e tij nga Shqipëria, Elisa Spiropali, theksoi se kosovarët e shohin Shqipërinë jo thjesht si një shtet fqinj, por si shtetin amë.
Ai e lidh këtë ndjenjë me historinë dhe sakrificat që shqiptarët e Kosovës kanë bërë për të formuar Republikën e Kosovës si një përplotësim të idealit për sovranitet kombëtar.
Konjufca theksoi se Kosova ka nevojë për mbështetje të fortë nga Shqipëria në arenën ndërkombëtare, sidomos përballë veprimeve armiqësore nga Serbia.
“Ne i diskutuam të gjitha mundësitë që duhet t’i shfrytëzojmë nga ky nivel i vetëdijes kombëtare si institucione si politikë dhe si shoqëri që t’i mbështesim vendet tona në rrugën e zhvillimit, forcimit dhe integrimit të mëtutjeshëm.
“Kosova vazhdon të ketë nevojë për mbështetjen e Republikës së Shqipërisë e Kuvendit, veçanërisht në arenën ndërkombëtare sidomos kundrejt sjelljet armiqësore që e ka Serbia ndaj shtetit të Kosovës, ndaj pavarësisë sonë”, u shpreh Konjufca.
Konjufca gjithashtu deklaroi: Shumica e kosovarëve nuk i referohen Shqipërisë si shteti fqinj. Po ta pyesni një kosovar se ku po shkon në Shqipëri, nuk do të thotë se po shkon në një shtet fqinj, por në shtetin amë.