Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka sulmoi ashpër drejtuesin e SPAK-ut, Altin Dumani për masën ndaj Sali Berishës.
“Je pasardhës i denjë i Aranit Çelës dhe Koçi Xoxes dhe fundin do ta kesh si ai. Altin Dumani nuk pyet për Kushtetutën, edhe urdhrin e parë të arrestit e dha në shkelje.
Kjo tregon që është Koçi Xoxe ose Aranit Çela i kohëve moderne. Do ta përdorin dhe në fund, tek ata që po çon pas hekurave do të shkojë vetë” tha ai.
PD protestë tek dera e prokurorisë/ Këlliçi: Berisha i pafajshëm, SPAK-ut i kanë rënë pikët