-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Argita Malltezi: Berisha 2 muaj e 3 javë pa rishikim gjyqësor

Kryesoret

Argita Malltezi e ftuar në një emision denoncoi procesin gjyqësor ndaj kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezit.

Ajo u shpreh se ata kanë 2 muaj e 3 javë pa rishikim gjyqësor dhe ligji e përcakton që e merr gjykata eksoficio këtë kur nuk e bën prokurori por nuk e bën as gjykata këtë gjë, nuk e bën Irena Maneku, Gjoka, Spata, pavarësisht se e detyron ligji ta bëjë.

“Katër vjet hetime, nuk kanë sjellë asnjë provë asnjë shkelje në këtë dosje. Ne nuk dimë aktet e katyre 2 muajve dhe 3 javëve të fundit. Në 4 raportime nuk ka pasur asnjë fjalë për Sali Berishën dhe në fund të raportimit ishte shprehja standarde ‘për sa më lartë rezulton se nuk kanë ndryshuar kushtet për vijimin e arrestit’.

Nëse pas 1 viti kushtet për vijimin e arrestit nuk ndryshojnë dhe i ke njësoj si ditën e parë të procedimit çfarë do të thotë kjo që kushtet i ke më të forta apo më të dobëta, duhet të ishin forcuar kushtet që ai të vijonte të mbetej në arrest shtëpie.”, tha Malltezi.

Më pas ajo tha se nga 500 faqe të dosjes, 100 faqet e para janë njësoj si 100 faqet e fundit, 200 faqe janë vendimi i arrestit dhe pjesa tjetër janë ujëra vetëm për të zgjatur fjalitë kotë dhe pa asnjë lloj prove.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit