Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për herë të parë pasi SPAK mori të pandehur zyrtarisht ish-kryeministrin Sali Berisha me akuzën e korrupsionit pasiv për kompleksin Partizani. Për kreun e PL-së, aleat i vjetër i Berishës, SPAK është nën kontrollin e Edi Ramës.
“Vendimi i djeshëm i organizatës kriminale SPAK nën drejtimin e Altin Dumanit për të marrë të pandehur pa prova, fakte dhe pa dokumente liderin historik të PD, profesor doktor Sali Berishën nuk është gjë tjetër veçse një akuzë politike e diktuar nga Edi Rama në funksion të axhendës së tij elektorale me qëllim asgjësimin me cdo mjet të opozitës dhe të pluralizimit politik” tha ai.