-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Karamuço plas ‘bombën’: Po nxjerrin bisedat e grupeve kriminale në “SKY” me zyrtarët e shtetit

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme raportohet se ka nisur një hetim të gjerë brenda radhëve të agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, për të zbuluar se cilët janë funksionarët që kanë nxjerr informacionet e agjencive europiane për SPAK, për bisedat e grupeve kriminale në “SKY”.

Ervin Karamuço në emisionin “Top Story” tha se disa janë zbardhur dhe disa jo sepse po qarkullojnë.

Sipas tij ky është shqetësimi më i madh sepse atoritetet e huaja nuk na i sjellin për t’i çuar në Parlament, por për t’i hetuar SPAK e për të marrë nën përgjegjësi penale policë e funksionarë të tjerë.

“Ajo që po ndodh tani është që dikush nga funksionarët e SPAK është duke i nxjerr këto, qëllimisht ose jo unë nuk e di, por është duke bërë një gabim shumë të madh. Jo vetëm për të intimiduar funksionarët publikë dhe ata të Policisë, por për të hapur një sagë përplasjesh bandash në vazhdim. Informacioni është i pakonfirmuar, është sekret hetimor dhe personat që e kanë nxjerr përgjigjen penalisht, sepse ka dhe një urdhërim të gjykatës në fund të muajit korrik, në të cilin thuhet se asnjë dokument nuk duhet të dali në media, për shkak të gjendjes sensitive të informacionit”, u shpreh eksperti.

Më pas ai u shpreh se bisedat kanë dal nga SPAK sepse edhe policia nuk e ka sepse kjo deri diku implikonte policinë dhe nuk mund ta kishte policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit