Hatixhe Brika, e njohur në rrjetet sociale, kryesisht në Tik-Tok, dhe partneri i saj, Jashar Stojku, gjithashtu i njohur nga rrjetet sociale, janë gjobitur nga policia rrugore dhe u është hequr patenta.
Çifti, i famshëm për promovimin e jetës së luksit dhe makinave të shtrenjta, po udhëtonin me shpejtësi tej normave të lejuara për të krijuar video për rrjetet sociale, duke rrezikuar jetën e qytetarëve.
Policia ka vendosur një gjobë prej 60 mijë lekësh dhe ka pezulluar patentën për 6 muaj për dy të rinjtë.