Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog ndodhet në një vizitë zyrtare në Shqipëri. Takoi kreun e shtetit dhe kryeministrin. Në krah të Edi Ramës, ai tha se Shqipëria ka qëndruar dhe po qëndron me Izraelin në këtë moment të vështirë të luftës.
“Po bëhet një vit që nga momenti kur Hamasi vrau dhe rrëmbeu qindra izraelitë dhe të huaj në Gaza. Shqipëria është radhitur në anën e duhur të historisë.
Vendi juaj ka treguar se qëndron krah popullit izraelit. Ne luftojmë për të sjellë paqe mes nesh dhe palestinezëve që të gjithë në rajon të jetojnë në paqe.
Pengjet ende mbahen në mënyrë mizore në Gaza. Duhet bërë gjithçka për t’i sjellë në shtëpi. Po luftojmë në të njëjtën kohë më shumë se një terrorist.
Irani dhe fiksimi i tij mizor për shkatërrimin e shtetit të Izraelit. Ju këtu e njihni mjaft mirë. Shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori të gjatë dhe domethënëse” tha ai.