-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Protesta për rrugën Thumanë-Kashar, Balluku: Banorëve u kam dhënë zgjidhje

Kryesoret

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot në Kuvend gjatë interpelancës me opozitën për rrugën Thumanë-Kashar se u ka dhënë zgjidhje banorëve. Deputetja Elda Hoti kërkoi rrugën dytësore dhe evidentoi shifrat e fryra për ndërtimin e autostradës.

I kemi dhënë një zgjidhje provizore kërkesës së banorëve të Thumanës, ka rrugë alternative dhe ajo video që vure këtu për të dëgjuar duke kopjuar liderin tënd suprem, nuk i lëviz asnjë fjalë.

Është parim që të gjitha rrugët me pagesë, duhet të kenë alternativë. Dhe sot që flasim Thumana ka rrugë alternative, por është e gjatë dhe nuk është në gjendje të mirë.

Rrugë alternative ka dhe nuk kam shkelur atë që kam thënë por nuk duan të përdorim atë rrugë të gjatë dhe kanë të drejtë. Do të ketë rrugë më të shkurtër, do të rrugë të dedikuar që nis menjëherë. Jemi në fazën e firmosjes së kësaj kontrate.

Kemi sqaruar se ata do të aksesojnë në mbikalimin e Gramzës, duke zgjidhur kështu deri ditën që do të kemi rrethrrotullimin dhe mbikalimin e plotë në hyrje të Thumanës dhe atëherë do të pushojë zgjidhja provizore.

Me banorët kemi rënë dakord edhe me diçka tjetër, që në rast se ata do ta shikojnë të arsyeshme, mund të konsiderojmë që edhe mbikalimin e Gramzës ta kthejmë në një nyje permanente”, tha Balluku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit