Rudina Hajdari mungoi në ceremoninë e homazheve të organizuara për 26-vjetorine vrasjes së babait të saj Azem Hajdari.
Në ceremoninë e zhvilluar pranë monumentit të Azem Hajdarit në Tiranë ishin përfaqësues të lartë të Partisë Demokratike, miq dhe të afërm.
Me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, Rudina Hajdari zbuloi arsyen e mungesës së saj në ceremoninë.
Ajo u shpreh se ka 25 vjet që ndjek të njëjtën rutinë në këtë ditë duke vizituar memoralin dhe varrezat por këtë vit ka vendosur që të dërgojë vajzën e saj në shkollë.
“Babi, për 26 vjet, kjo ditë më ka pritur gjithmonë me të njëjtën rutinë: vizita te memoriali, varrezat dhe takime me të afërmit dhe miqtë e tu. Sot, vendosa të dërgoj mbesën tënde në shkollë. Më kujtohet që ti nuk do të kesh mundësinë ta takosh Sihanën, mbesën tënde, e cila shpesh thonë se ngjan me ty. Sa shumë do të kishe dashur ta shihje, e imagjinoj. Më ka marrë shumë malli, babi. Shpresoj që të na shohësh nga lart dhe të jesh krenar për ne”, shkruan Rudina Hajdari.