Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën e tij në tubim iu drejtua Edi Ramës si shkatërrimtari më i madh i arsimit në Shqipëri.
Berisha u shpreh se këto ditë Edi Rama i diskredituar në shkallë ekstreme nga rrënimi që pësoi sistemi arsimor gjatë qeverisjes së tij, kalon nga një shkollë në tjetrën.
Sipas Berishës ai po tenton që të zbusë imazhin e tij të nxirë me pafajësinë e vogëlushëve në shkollat po dhe frikën që u mbjell mësuesve.
“Edi Rama do të mbetesh shkatërrimtari më i madh i shkollës në Shqipëri pas Enver Hoxhës. Edi Rama, asgjë më të dhimbshme pas dëbimit të shqiptarëve nga Shqipëria nuk ka se mjerimi i fëmijëve dhe rrënimi i arsimit. Por ti nuk ke ndjenja, ty vjedhja, lidhjet e krimit të kanë zhveshur nga ndjenjat njerëzore”, tha kreu i PD.