-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama mbrojti Xhaçkën, Berisha: I bëj thirrje ‘Venecias’ ta rrëzojë

Kryesoret

Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën se qëndrojnë interesat pronësore të familjes së tij pas vendimit për të injoruar Gjykatën Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës. Ish-kryeministri i bëri thirrje komisionit të Venecias që të mos pranojë shqyrtimin e kërkesës së socialistëve për mandatin e ish-ministres së tyre sepse gjithçka po bëhet për të blerë kohë.

Në gjykatë kushtetuese të mandatit të Olta Xhackës, de facto asgjësoi gjykatën Kushtetuese, pa të cilën Kushtetuta shndërrohet në një letër pa vlerë. Me këtë akt Edi Rama dëshmoi se në duart e tij janë sot të përqendruara të gjitha pushtetet.

Se ai nuk kontrollon më vetëm SKAP-in, gjykatën e Lartë, të Apelit, të Faktit por ai tashmë edhe në një rast tepër të lartë kur nuk arrin pas presioneve që bën mbi gjykatësit të ketë të sigurtë vendimin që don krijoi komisionin Xhafa për ta shumëzuar me zero edhe gjykatën Kushtetuese.

Mazhoranca e drogës dhe krimit për të mbuluar puçin anti-kushtetues, marrjen e pushtetit të Kushtetueses, u justifikua se do ta dërgojë në Venecia. Thirrja ime për komisionin e rrëzuar të Venecias, të hedhë poshtë me përcmim këtë përpjekje kurth për të justifikuar puçin institucional që Rama dhe komision Xhafaj realizuan mbrëmë.

Pavarësisht nga kompleksiteti i njohur i marrëdhënieve të Xhackës me familjen Rama, garantoj shqiptarët se prapa këtij qëndrimi të Ramës janë interesat familjare pronësore të tij, se po të mos ishte pjesëtar dhe aksionar në ato 10 mijë m2 tokë, jo një, por 5 Olta, do të ishte gati t’i hidhte menjëanë.

Ky akt, tregon se për Ramën nuk ka normë, standard, nuk ka ligje dhe Kushtetutë që mund të pengojë atë në interesat e tij mafioze. PD denoncon këtë puç të parlamentit, ndaj pushtetit të Kushtetueses për llogari të Ramës dhe familjes së tij” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit