Emanuela Rusta, nga Elbasani, dhe tre gjyqtare të tjera shqiptare do të jenë pjesë e panelit të gjyqtarëve për ndeshjen e femrave mes Sporting Lisbonë dhe Real Madrid në Champions League. Emanuela Rusta do të ndihmohet nga Erinda Kume, Mirjeta Salla dhe Eglantina Pjetrushaj.
Ky është një tjetër rast që UEFA i beson gjyqtareve shqiptare ndeshje të rëndësishme, pasi më parë Rusta kishte gjykuar ndeshjen e femrave ndërmjet Benficës dhe Barcelonës.
Ndërkohë, Rusta ka pasur gjithashtu përvojë në drejtimin e ndeshjeve të grupmoshave U19, siç ishte ndeshja ndërmjet Holandës dhe Francës. Ndeshja mes Sportingut dhe Real Madridit do të luhet më 19 Shtator (e enjte) me fillim nga ora 17:00.