Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën ndaj simpatizantëve t tij u ndal te projekti i Ballkanit të Hapur.
Berisha u shpreh se dy vite në prag të samitit të Ballkanit ruso-serb, Ballkanit të Hapur u shënua një protestë në rajon dhe në Evropë.
Ai tha se Edi Rama ndërmori një nismë e cila u denoncua që në takimin e saj të parë.
Sipas tij kjo nismë mbështetej fuqishëm nga Sergei Lavrov dhe Aleksis Soros, dy armiq të kombit shqiptar.
“Me Ballkanin e Hapur, Edi Rama shtriu hegjemoninë serbe në Shqipëri, Maqedoni. Izoloi Kosovën dhe kjo ishte nisma, e cila pas ndarjes dhe ndryshimit të kufijve, duhet të sillte kapitullimin përfundimtar të Kosovës, rënien e saj në prehrin e Serbisë, ndarjen e saj midis Vuçiçit dhe argatit të saj në Tiranë. Por opozita shqiptare e denoncoi dhe nuk e pranoi kurrë”, u shpreh Berisha.