Borussia Dortmund triumfoi mbrëmjen e djeshme me rezultatin 4-2 ndaj Heidenheim në duelin e vlefshëm për raundin e tretë të Bundesligës. Protagonist absolut i verdhezinjve në këtë duel ishte sulmuesi Adejemi, i cili shënoi dopietë në minutat 17 dhe 41, ndërkohë që Malen dhe Emre Xhan kompletuan “pokerin”.
Te skuadra mike e Heidenheim, golat u shënuan nga Pieringer dhe Breunig. Kjo ishte fitorja e dytë në 3 ndeshje për Dortmundin, që është ngjitur përkohësisht në krye të renditjes me 7 pikë në 3 javë, ndërkohë Heidenheim mbetet momentalisht në vendin e dytë me 6 pikë.
Sot zbresin në fushë ekipet e mëdha në Gjermani, por edhe në Spanjë e Angli. Bayern, Leverkusen, Real Madrid, Milan, Juventus, etj.