-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prokuroria kërkon 6 vite burg për Salvinin/ Meloni: E paimagjinueshme të dënohesh për mbrojtjen e vendit

Kryesoret

Për prokurorinë e Palermos, ministri italian i Transportit dhe sekretarit të Ligës Matteo Salvini është plotësisht përgjegjës për krimet e rrëmbimit të emigrantëve dhe refuzimit të dokumenteve zyrtare, për të cilin kërkohet dënimi me 6 vite burg.

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni ka shprehur mbështetjen e saj për Matteo Salvinin.

“Është e paimagjinueshme që një ministër i republikës sonë sovrane të rrezikojë të dënohet me gjashtë vjet burg për kryerjen e detyrës, mbrojtjen e kufijve të kombit, siç kërkuan qytetarët me votën e tyre. Të bësh një krim detyrimin për të mbrojtur kufijtë e Italisë kundër imigracionit të paligjshëm, përbën një precedent shumë të rëndë. Shpreh solidaritetin tim të plotë me Salvinin”, tha Meloni.

Ndërsa avokatja mbrojtëse e Salvinit, Giulia Buggiorno tha se “me vendimin e sotëm, prokurori kundërshton dekretet e qeverisë për emigracionin, kundër vijës mbi të cilën duhet të vendoset fillimisht rishpërndarja e emigrantëve dhe vetëm më pas të vijojë zbarkimi i tyre”.

Gjithashtu për të justifikuar kërkesën për dënim, prokurorja Marzia Sebella nënvizoi se “POS duhej të lirohej pa vonesë dhe menjëherë, mohimi ishte në mospërfillje të rregullave dhe jo për të vazhduar një plan qeveritar”, dhe se “mohimi i vetëdijshëm dhe vullnetar, shkeli lirinë e secilit prej 147 njerëzve dhe nuk kishte asnjë arsye”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit