-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Shqipëria një diktaturë e bandave, një vend i marrë peng nga mafia shqiptare e ndërkombëtare

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën e tij në tubim ka kujtuar Ditën e Demokracisë.

Berisha tha se kjo ditë për çdo shqiptar që don lirinë është një ditë e trishtë, e zymtë.
“Nuk ka dhimbje më të madhe për ne sa të kujtojmë ditën e demokracisë sot, dhe në diktaturën e aleancës me krimin drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve dhe në diktaturën, të cilën Huntington e ka shpallur formën më të keqe të diktaturave, mobokracinë apo diktaturën e bandave. Ne sot nderojmë ditën e demokracisë në një kohë kur në Shqipëri shteti ligjor është zëvendësuar me narkoshtetin”, tha Berisha.

Më pas ai shprehet se asnjë vend tjetër në Europë nuk janë si Shqipëria, vend peng, peng i mafias mizore shqiptare dhe mafias ndërkombëtare.

Sipas tij Shqipëria është një diktaturë e bandave, por është njëkohësisht një vend i marrë këmbë e krye peng nga mafia shqiptare e ndërkombëtare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit