-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Po transportonin 15 kg kokainë, arrestohen çifti shqiptaro-italian

Kryesoret

Policia italiane ka arrestuar një 52-vjeçar shqiptar dhe partneren e tij 37-vjeçaren italiane banuese në Abruzzo. Gjatë mesnatës të së shtunës në autostradën Bozen-Sud në Itali, policia ndaloi makinën si shkak i manovrave të rrezikshme që ata bënin në rrugë.

Gjatë kontrollit të makinës u gjetën 15 kilogram kokainë të shpërndarë në 15 pako të mbledhura me qese dhe më pas e vendosur në një valixhe, e cila u zbulua nga qentë e policisë.

Sipas medias, shqiptari ishte me precedentë penal dhe makina ishte në emër të një shqiptari tjetër të njohur në botën e drogës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua kokaina dhe nëse do të dilte në treg do të sillte më shumë se 5 milionë euro.
Ndërkohë po vijojnë hetimet se nga ku po vinte kokaine dhe ku do të dërgohej.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit