Ditën e sotme një 47-vjeçar me iniciale E.K., banues në fshatin Suk-1, Roskovec u arrestua pasi në kapanonin që ai po ndërtonte pa leje, ka humbur jetën 42-vjeçari S.B.
42-vjeçari teksa po punonte dyshohet se ka humbur jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike. Sipas policisë ai nuk ka zbatuar rregullat e mbrojtjes në punë.
Ndërkohë materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.