-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

434 mijë euro dhe 153 mijë USD për shëndetin dhe avokatët! Berisha: Ju rrëfej sekretin

Kryesoret

Në konferencën e sotme për mediat, Sali Berisha sqaroi pagesat që ka bërë vajza e tij, Argita për gjyqin me sekretarin e shtetit Blinken për shpalljen non grata. Sipas dosjes së SPAK nga viti 2014 deri në 2024 janë bërë shtatë pagesa për shpenzime shëndetësore dhe avokatët që në total kapin vlerën 434 mijë euro dhe 153 mijë dollarë. Për Berishën këto pagesa janë solidaritet njerëzore të fëmijëve për të atin.

“Shpenzimet për kujdesin shëndetësor. Sali Berisha ka kursimet e veta, të deklaruara qindarkë për qindarkë në ILDKPI. Nuk është marrë kurrë me administrimin e tyre, edhe të miat edhe të Lilit, i administron vajza jonë, Argita Malltezi. Lidhur me shpenzimet shëndetësore, do ju rrëfej një sekret, në të gjitha rastet ka marrë një porosi nga unë.

Këto shpenzime do i marrësh nga kursimet e mia, ajo nuk e ka zbatuar. Ka gjykuar që këto shpenzime ti përballojë me kursimet e saj dhe unë jam mirënjohës, asaj dhe Abit. Ne jemi familje me solidaritet të madh.

Lidhur me ndonjë transfertë që ka bërë Jamarbër Malltezi me porosi të Argitës, e cila nuk ka qenë në Shqipëri, ata e kanë zgjidhur problemin fill mbrapa. Pra nuk ka asnjë shkelje ligjore, ata që mendojnë se është ryshfet solidariteti familjar, ata nuk kanë familje. Mund të jenë prindër, por nuk janë,  nuk e meritojnë.

Pagesat me avoketërit janë bërë, por janë të gjitha hua të katër personave, që janë në procesin e shpalljes nongrata nga lobimi korruptiv i Edi Ramës, Soros dhe MgGonigal pranë Blinken.

Nuk ka pagesa nga Abi Malltezi, hua mund të ketë dhe ajo është shlyer. Të ardhurat e Abit janë nga trashëgimia dhe pronat e trashëguara. Pasuria nga trashëgimia sipas nenit 177 të Kodit të Familjes është vetjake” tha ai.

LIVE-Berisha: SPAK fshehu dokumentet, Rama firmosi ‘Partizanin’ për pallate

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit