Presidenti iranian Masud Pezeshkian ka deklaruar se Irani nuk do të heqë dorë kurrë nga programi i tij raketor, duke theksuar se ky program është thelbësor për sigurinë e vendit në një rajon të pasigurt.
“Nëse ne nuk kemi raketa, ata do të na bombardojnë kurdo që të dëshirojnë, siç e bëjnë në Gazë,” tha Pezeshkian, duke iu referuar sulmeve të Izraelit në Gazë. Ai kërkoi që bashkësia ndërkombëtare të kërkojë çarmatosjen e Izraelit përpara se të kërkojë kufizimin e programit raketor të Iranit.
Për më tepër, Pezeshkian mohoi akuzat e SHBA-së dhe aleatëve për furnizim të Rusisë me raketat iraniane për luftën në Ukrainë, dhe kërkoi që sanksionet ndaj Iranit dhe Rusisë të hiqen.