-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Stoltenberg: Vendet aleate vendosin vetë për përdorimin e raketave të Ukrainës në Rusi

Kryesoret

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se vendet aleate duhet të vendosin individualisht nëse do të lejojnë Ukrainën të përdorë raketat me rreze të gjatë për sulme brenda Rusisë.

Ai mirëpriti diskutimet mbi këtë çështje, por theksoi se çdo vendim përfundimtar do të merret nga secili shtet aleat veç e veç. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kërkuar heqjen e kufizimeve për përdorimin e këtyre armëve, ndërsa disa zyrtarë amerikanë janë skeptikë për ndikimin e tyre në luftën kundër Rusisë.

“Unë i mirëpres këto zhvillime dhe këto vendime, por u takon aleatëve veç e veç ta marrin vendimin përfundimtar”, tha Stoltenberg për LBC radio.

Stoltenberg e përmendi gjithashtu rrezikun potencial të përshkallëzimit të konfliktit dhe theksoi se ndihma për Ukrainën është e rëndësishme për të parandaluar fitoren e Rusisë në këtë luftë.

“Por, unë vazhdoj të besoj se rreziku më i madh për ne, për Britaninë, për NATO-n, do të jetë nëse presidenti Putin e fiton luftën në Ukrainë”, shtoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit