Zv. ministrja e Brendshme dhe sekretarja për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në PS, Romina Kuko, ka komentuar procesin e reformës në drejtësi dhe ndikimin e opozitës në këtë proces.
Ajo tha për News24 se “kurrë më parë nuk ka ndodhur që ministra, deputetë e zv. kryeministra të kapen nga drejtësia.”
Kuko theksoi se “fakti që kemi një opozitë të dobët nuk të ndihmon,” dhe se kjo mund të krijojë rrezik që punët dhe strukturat e ndihmuara të mos jenë të dukshme.
Përsa i përket reformës në drejtësi, Kuko tha: Korrupsioni nuk lindi me PS, ka qenë këtu shumë më parë dhe nuk mundet të zhduket me shkop magjik. Ajo theksoi se drejtësia po pastron skenën politike dhe që kush ka probleme me ligjin do të përballet me të.