Ish deputeti i partisë Demokratike Gerti Bogdani ka humbur jetën ditën e sotme për shkak të arrestit kardiak.
Në lidhje me ndarjen nga jeta të ish deputetit ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.
Kryeministri shpreh keqardhje dhe ngushëllime për bashkëshorten e familjes Bogdani.
“Keqardhje për ndarjen kaq të parakohshme nga jeta dhe ngushëllime bashkëshortes e familjes Bogdani”, shkruan Rama.