Ditën e sotme ish deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani ka ndërruar jetë në moshën 44-vjeçare për shkak të arrestit kardiak. Në lidhje me ndarjen nga jeta të ish deputetit të Pd ka reaguar Sali Berisha.
Berisha shprehet se ky është një lajm shokues dhe një humbje e madhe për PD dhe shoqërinë shqiptare.
“Lajmi i zi më erdhi në këtë moment në tavolinë. Lajm shokues. Bogdani ka qenë e do mbetet në memorien time një nga personalitetet e reja të PD më të shquara. Humbje e madhe për PD dhe shoqërinë shqiptare”, tha ai.
Berisha mbajti një minutë heshtje dhe më pas e mbylli para kohe konferencën për shtyp.