Një 35-vjeçar u arrestua në Fier me qëllim ekstradimin e tij në Itali, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Gjykata e Torinos, në Itali i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” dhe e kishte akuzuar si pjesëtar të një grupi kriminal për shitje të lëndëve narkotike. Shqiptari akuzohet për veprat penale “Mbajtja dhe tregtimi i lëndëve narkotike” dhe “Organizata kriminale”.
Ndërkohë Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën po vijojnë veprimet procedurale me qëllim ekstradimin e tij në Itali.