Sot i jepet lamtumira e fundit ish-deputetit të PD-së, Gerti Bogdani. Homazhet ku morën pjesë shumë personalitete, jo vetëm nga politika u zhvilluan në ambientet e Parlamentit të Shqipërisë.
Në homazhe mori pjesë edhe bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda. Linda Rama u ka shprehur ngushëllimet familjarëve dhe miqve të ish-deputetit të ndjerë në ceremoninë e organizuar në Kuvendin e Shqipërisë.
Kreu i qeverisë Edi Rama që sot ndodhet në Bruksel, dje përmes një postimi në rrjetet sociale shprehu ngushëllimet për familjen.