Ish-kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, ka deklaruar se Rusia mban përgjegjësinë për incidentin me dronin në Lefkadë, duke hedhur poshtë çdo lidhje të mundshme me Kievin.
Deklaratat e tij vijnë në një moment tensionesh diplomatike dhe debatesh mes vendeve të Bashkimit Evropian mbi sigurinë dhe kërcënimet rajonale.
“Greqia duhet të marrë një kërkimfalje nga Rusia dhe Vladimir Putini. Putini e nisi këtë luftë 12 vjet më parë dhe shumë njerëz mendojnë ende se mund t’i shpëtojnë pasojave të saj. Nuk ka më distancë; të gjithë jemi nën kërcënim,” deklaroi Yatsenyuk në një intervistë për Euractiv.
/5pyetjet.al









