Në Vlorë u arrestua një 35-vjeçar me iniciale K.J., i cili përshtati ambientet e lokalit për shitjen e lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit në lokal u gjetën dhe u sekuestruan 180 doza të lëndës narkotike kanabis, gati për shitje, një shumë parash 900 lekë dhe 80 euro të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.
Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.