Nata e tretë e ndeshjeve të Champions League ka sjellë befasi. Barcelona me një super start në kampionat e ka nisur ne humbje në elitën europiane.
Surprizën e mbrëmjes e bëri Monaco, që mposhti 2-1 Barcelonën. “Blaugrana”-t ngelën me 10 lojtarë që në minutën e 11 të sfidës, pas kartonit të kuq të marrë nga Eric Garcia.
Atalanda ku luan shqiptari Berat Gjimshiti ndali Arsenalin në një barazim pa gola. Atletico Madrid ka marrë një fitore, ku heroi i ndeshjes ishte Antoine Griezmann, i cili realizoi të dy golat përballë Leipzig. Leverkusen shkatërroi me poker Feynordin.