Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka akuzuar SPAK-un për dekonspirimin e operacionit ndaj bandës Çopja dhe për kontrollet e paligjshme të telefonit të drejtorit të përgjithshëm të policisë.
Ai e cilësoi Shqipërinë si një narkoshtet, duke theksuar se vendi është nën kontrollin e mafies. Berisha pretendon se një anëtar i klanit Çopja u arrestua në Kosovë, ndërsa organizatat kriminale në Shqipëri janë të lidhura ngushtë me politikanët.
Ai shprehu shqetësimin për degradimin e situatës dhe për lidhjet e krimit me strukturat shtetërore.
“Miqtë e mi, degradimi i këtij vendi është jashtë çdo imagjinate.
Është zëvendësuar tërësisht me narkoshtetin.
Sot, mediat informojnë se kandidat për drejtor të përgjithshëm të policisë është një person në arrati me mandat arresti.
Miq, pse e solla këtë shembull?
E solla këtë shembull sepse kjo është Shqipëria!
Shqipëria është në duart e mafies dhe vetëm mafies.
Dy muaj më parë u njoftova këtu se Skrapi i partisë njoftoi klanet mafioze dhe familjet mafioze që të largohen dhe isha shumë i sigurt në atë që u thashë.
U arrestua në Kosovë këto kohë një përfaqësues i rrezikshëm i klanit Çopja.
Anëtarët e organizatës kriminale të Skrapirt të partisë, me në krye mercenar Dumanin, u vërsulën si qen të tërbuar kundër oficerëve të policisë që u dekonspiruan.
Shkuan dhe i kontrolluan telefonin pa gjykatë drejtorit të përgjithshëm të policisë. Po atij mirë ia bënë, ai e meritonte.
Po kush thoni ju, e kishte dekonspiruar?
Organizata kriminale e Skapit të partisë me BKH-istat e tij.
Sa shkuan me e marrë në Kosovë, u tha haptas, ata më njoftuan.
A e shihni pra si e kanë shndërruar Skrapin në një çerdhe trafiqesh, pazaresh, gjobash dhe me radhë?”, u shpreh Berisha.