-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Luçiano Boçi: Ballafaqimi i vogël që provon kapjen e SPAK-ut

Kryesoret

Një nga dhjetëra episodet absurde të SPAK në dosjen “Berisha” dhe një ballafaqim i thjeshtë

Në paragrafët episodikë me parashtresa politike, SPAK paraqet si argument të korrupsionit pasiv dhe aktiv, por dhe të pastrimit të parave,

  1. a) pagesat që ARGITA MALLTEZI, paska bërë për konsultat e vizitat mjekësore për Z. BERISHA
  2. b) për pushime për çiftin BERISHA
  3. c) pagesat për studion ligjore për çështjen “non grata”.

Një logjikë e tillë e SPAK nuk qëndron as ligjërisht dhe as moralisht.

Madje është falsitet ligjor.

Së pari, pagesat e bëra janë te vetëdeklaruara dhe janë transmetuar në kanale të ligjshme me shuma të justifikueshme nga ana e tyre.

Së dyti, si mund të quhet korrupsion kur fëmijët, sipas mundësisë së tyre, paguajnë për shëndetin, apo mbështetjen e prindërve të tyre?!!!

Kujt neni të kodit i referohen prokurorët e SPAK?!

Madje moralisht këtë e ka detyrë ta bëjë çdo fëmijë.

Dhe kjo gjë ndodh çdo ditë në realitetin shqiptar.

Sipas SPAK çdo ndihmë e tillë e pranuar, na qenka krim, korrupsion pasiv!???

Ku është parë e dëgjuar kjo?!!!!

E tmerrshme kjo!

E kundërta do ishte krim moral zoti SPAK!

Së treti pagesat për studion ligjore, çifti Malltezi i ka bërë për veten e vet dhe sigurisht dhe për Z. Berisha.

Sipas SPAK të paguash një studio ligjore avokatie për mbrojtjen e vetes dhe babait na qenka krim. O tempo o mores! Çdo njeri sipas mundësisë financiare të deklaruar, zgjedh kë me don ai se e bën punën më mirë.

BALLAFAQIMI

Drejtësia Amerikane provoi se marrëdhënia mes Charles McGonigal dhe Agron Nezës ka “natyrë korruptive” dhe kjo lidhet me interesat e qeverisë shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

McGonigal u pagua KESH, pra me para korruptive jo të deklaruara, nga NEZA për interesat e Kryeministrit. Por ky operacion korruptiv aktiv, pasiv dhe pastrim parash sade, nuk është ende krim për SPAK.

Madje ai që ka pasur qëllime korruptive në këtë aferë, RAMA, të cilat dhe i ka realizuar, ende nuk është thirrur as si dëshmitar. Mjafton ky ballafaqim i vogël për të provuar për të disatën herë, kapjen politike të SPAK dhe absurditetin e tij të akuzave dhe parashtrimeve politike ndaj zotit BERISHA dhe MALLTEZI.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit