Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar nga Kuvendi Kombëtar i PD-së disa nga prioritetet e programit të partisë, duke vënë theksin te pensionet, ekonomia, fermerët dhe politikat sociale për familjet dhe të rinjtë.
“Do t’u japim përgjigje vendimtare varfërisë së skajshme në këtë vend të bekuar dhe rikthehemi tek ata që marrin kafshatën minimale jetike, me dyfishimin dhe trefishimin e pensioneve. Unë nuk ju them se do të kapim Gjermaninë dhe Francën, por do të dalim në krye të rajonit për rrogat dhe pensionet. Kujdesi i parë do të jetë për fëmijët dhe nënat. PD ka vetëm një qëllim, që ëndrra e të rinjve të ndërtohet në Shqipëri. Ne do të rikthejmë ekonominë e lirë të tregut dhe do të shkatërrojmë ekonominë e drogës,” u shpreh Berisha.
/5pyetjet.al









