Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka zhvilluar ditën e sotme një takim me drejtuesit e qarkut në Klos.
Noka me anë të një postimi tregon takimin në Klos dhe shprehet se duhet të ngrihemi e të përballemi me protesta të vazhdueshme.
“Një rrugë kanë #demokratët për ta gjunjëzuar këtë regjim: Të ngrihemi e të përballemi me protesta të vazhdueshme! Kjo nuk është detyrë, ky është misioni ynë. Si të tillë duhet ta trajtojmë dhe kësisoj do ta realizojmë këtë mision. Liri liderit të opozitës! Qeveri teknike për zgjedhje të lira!”, shkruan Noka.