-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Rama në OKB, nuk tha asnjë fjalë për Putinin e madh dhe të vogël

Kryesoret

Lideri i opozitës Sali Berisha në fjalën e tij në tubim tha se Edi Rama nuk tha asnjë fjalë në OKB për Putin e Madh dhe Putin e vogël. Berisha u shpreh se Rama foli si një diktator i Taxhikistanit dhe si i Venezuelës.

“Asnjë vend në botë nuk mund të pranojë një narkoshtet dhe kryetarin e tij Edi Rama.
Në Europë, Shqipëria është i vetmi narkoshtet. Në Shqipëri, shteti ligjor është zëvendësuar me kodin e mafias. Në Shqipëri, ndarja e pushteteve është zëvendësuar në përqendrimin e të gjitha pushteteve në një dorë”, tha Berisha.

Më pas ai u shpreh se në Shqipëri, institucionet janë kukulla të Edi Ramës.

“Ndaj dhe shpresa e vërtetë, shpresa e fundit janë demokratet dhe demokratët, janë opozitaret dhe opozitarët. Janë opozitarët e vërtetë dhe jo opozitarët e opozitës, të cilët sillen rreth godinës së kryeministrisë me shpresë se Rama do të ju hedhë ndonjë kockë dhe gjithë ditën, natën, kalojnë nga studio në studio, duke sulmuar si shpifarak opozitën.
Sot është koha për mbarë shqiptarët të bashkohen, të bashkohen të gjithë ata të cilët konsiderojnë Edi Ramën armik të vërtetë të qenies shqiptare.”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit