-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD hap degën në Parma/ Berisha: Të ecim me protesta të fuqishme për qeveri teknike

Kryesoret

Partia Demokratike ka hapur degën e saj politike në Parma të Italisë. Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha përmes një lidhje direkte me këtë degë, ka ngritur shqetësimin për votën e lirë që sipas tij, po përpiqet të bllokohet me çdo formë apo mënyrë nga kryeministri Edi Rama.

Berisha u shpreh se do të japin çdo kontribut për bashkinë simotër dhe se do të ecin me protesta të fuqishme për qeveri teknike, me zhvillimin e zgjedhjeve të drejta në Shqipëri.

“E vërteta është se pas këtij, qëndronin interesa mafioze të Ramës për trojet dhe tokat e Himarës. Përjashtoi nga votimet mbi 6 mijë votues në një proces aspak ligjor. Himara në këtë rast tregoi se cili është qëndrimi i këtij autokrati ndaj zgjedhjeve. Ne jemi të vendosur në këtë betejë. Kjo betejë duhet të kurorëohet me qeveri teknike dhe fitore. Pres nga degët e PD në Itali, kontributin më të madh në këtë betejë. Jemi para një regjimi që s’respekton rregullat, të rikthejmë votën e lirë përmes një qeverie teknike.”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit