-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Premier League/ ‘Qytetarët’ shpëtojnë në fund, City e Arsenal mbyllin në paqe sfidën në ‘Etihad’

Kryesoret

“Topçinjtë” e Arsenal kanë treguar se jo më kot prej tre sezonesh tashmë janë ndër favoritët për triumfin e madh në elitën angleze, teksa mbrëmjen e kësaj të diele regjistruan një tjetër rezultat të madh ndaj kampionëve në fuqi, të Manchester City.

Goli i parë i sfidës erdhi që në minutën e 9’-të, me “bomberin” norvegjez, Erling Haaland, që dërgoi në portë një asist të Savinho, duke shënuar golin e 10 të sezonit, por më kot, pas rrjetat e Clafiori e Gabriel përmbysën gjithçka që në fraksionin e parë të sfidës, duke i dhënë “londinezëve” frerët e lojës, deri në minutën e 98’-të, kur erdhi goli i barazimit nga John Stones.

Ndikim të madh në lojën e Manchester City pati edhe largimi i Rodri, që në minutën e 21’-të, pas një dëmtimi të shpejtë, teksa mungesë e madhe për teknikun Pep Guardiola ishte edhe “ylli” belg, Kevin De Bruyne.

Pas fitores “Qytetarët” qëndrojnë në vendin e parë të tabelës me 13 pikë, teksa ndiqen nga Liverpool e Aston Villa me 12 pikë. Ndërsa në vendin e katër qëndron Arsenal me 4 pikë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit