-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Haradinaj: Trajtim katastrofik për FSK-në, paga duhet 1000 euro

Kryesoret

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur shqetësim për largimin masiv të ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) gjatë dy viteve të fundit.

Në një postim në Facebook, ai theksoi se mbi 11% e ushtarëve kanë braktisur FSK-në vetëm në vitet 2023 dhe 2024, duke e akuzuar Qeverinë për trajtim katastrofik.

“Jam i shqetësuar seriozisht me këtë trajtim katastrofal që Qeveria po i bën Ushtrisë sonë, të cilën me shumë mund kemi arritur ta mandatojmë më 2018”, ka shkruar lideri i AAK-së.

Haradinaj gjithashtu theksoi se forca rezervë e FSK-së është neglizhuar, duke kërkuar që paga minimale për ushtarët të arrijë në 1000 euro.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit