Pasditen e sotme të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në zonën e Omonias, në qendër të Athinës.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Kreta dhe Acominato. Si pasojë e të shtëna ve me armë zjarri ka mbetur i plagosur një shqiptar, i cili u dërgua në spital dhe ndodhte jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka gjetur shtatë gëzhoja. Gjithashtu po punohet për identifikimin dhe arrestimin e autorit të ngjarjes.