Ndeshja e sotme mes Atalantës dhe Comos është shtyrë për të martën në orën 20:45 për shkak të reshjve të shiut.
Në fillim ndeshja u shtye për një orë dhe më pas duke parë situatën u vendos që orari të shtyhej me 24 orë.
Vendimi u mor nga Liga Italiane, në pamundësi të zhvillimit normal të një ndeshje. Takimi në fjalë vlen për javën e pestë.