Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani me anë të një postimi në rrjetet sociale ka kujtuar një vjetorin e sulmit terrorist serb në Banjskë të Serbisë.
Osmani shprehet se Rreshteri Afrim Bunjaku ra dëshmor si sot një vit, për të treguar se kjo tokë është atdheu ynë i përjetshëm.
Ajo thotë që liria nuk ka çmim dhe se Kosova do të mbetet e pandashme.
“Sot një vit, Rreshteri Afrim Bunjaku ra dëshmor, për të treguar edhe një herë, siç kemi dëshmuar ndër shekuj, se kjo tokë është atdheu ynë i përjetshëm. Se liria nuk ka çmim. Se Kosova është dhe do të mbetet e pandashme, e liria dhe kufijtë tanë të paprekshëm! Sot e përgjithmonë!”, shkruan Osmani.