-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sveçla për sulmin në Banjskë: Serbia duhet të paguajë

Kryesoret

Xhelal Sveçla kritikon aktakuzën e Prokurorisë Speciale për sulmin në Banjskë, duke e quajtur atë “e vonshme dhe e paplotë”.

Ai thotë “Kemi dëshmi të padiskutueshme se ky grup terrorist ka mbajtur ushtrime ushtarake në Pasulanske Livade”, dhe shpreh shqetësimin se “në aktakuzë nuk janë përfshirë as komandantët e ushtrisë serbe”.

Sveçla beson se përmes bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, “herët a vonë, Serbia do të detyrohet të dorëzojë Radoiçiqin dhe të tjerët”.

Pavarësisht tensioneve, ai thekson se situata e sigurisë në Kosovë është përmirësuar “Mund të them lirisht që është e qetë dhe stabile”.

Ai thekson se “institucionet e sigurisë e kanë nën kontroll situatën dhe janë më të përgatitura se më herët”. Sveçla fton bashkësinë ndërkombëtare të rrisë presionin ndaj Serbisë “Vuçiq dhe Qeveria e Serbisë duhet ta ndiejnë presionin ndërkombëtar”, duke paralajmëruar se veprimet e institucioneve ilegale nuk do të tolerohen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit