Ditën e sotme një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Udënisht.
Tre makinat janë përplasur njëra pas tjetrës duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Ndërsa drejtuesit e makinave janë dërguar për një kontroll në spitalin e Pogradecit.
Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit.