Policia e Tiranës në pak orë ka arrestuar pesë persona për vepra të ndryshme penale.
Një 39-vjeçar u arrestua pasi akuzohet se ka vjedhur kompaninë ku punonte, si dhe një çift që mashtronte qytetarët me blerje online. 49-vjeçari me iniciale T.M., alias A.V., u arrestua për trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim.
Ndërsa 26-vjeçarime iniciale K.Xh., u arrestua pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën lëndë të dyshuara narkotike kokainë dhe 39-vjeçari me iniciale R.K., për “pastrim të produkteve të veprës penale” dhe “vjedhja duke shpërdoruar detyrën”.
Gjithashtu u arrestua edhe një çift S.Xh., 26 vjeç, dhe Xh. R., 22 vjeçe akuzohen për mashtrim të kryer në bashkëpunim, pasi përfitonin para duke pretenduar se shisnin produkte të ndryshme online.